Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në bashkëpunim me seksionin e Task-Forcë të Prokurorisë së Rrethit të Korçës, arrestoi dje në kushtet e flagrancës shefin e Komisariatit të Korçës, kryekomisar Nikolin Thana, duke marrë si mitëmarrje shumën prej 100 mijë lekësh të reja. Së bashku me kryekomisar Thanën, janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe Jetnor Hysenllari, punonjës i Komunës së Voskopojës, Arben Hasanllari, punonjës i Policisë së Komunës së Voskopojë, si dhe shtetasi Hysni Myrtollari, të cilët në këmbim të favoreve për të njëjtën çështje, përfituan si mitëmarrje shuma të ndryshme parash. Prej disa kohësh, pas sinjalizimeve për afera korruptive, SHKB kishte filluar hetimet, ndaj shtetasve të sipërpërmendur, të cilat u finalizuan me arrestimin e tyre.