Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka njoftuar sot se, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit Bekim Sulaj.
Ky punonjës shërbente në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave. Ai dyshohet për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Sipas AMP, B.S. ishte shpallur në kërkim një muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj”, ku u dokumentuan raste të përvetësimit të paligjshëm të vlerave monetare nga punonjësit e qarkullimit rrugor.
NJOFTIMI:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit Bekim Sulaj, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Punonjësi B.S., ishte shpallur në kërkim një muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj” ku u dokumentuan rastet e përvetësimit në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor.