Një 35-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht ka rënë në prangat e policisë në Gjermani.
Mësohet se shqiptari, i cili po përdorte një identitet të rremë ishte në kërkim për trafik drogë, pasi ishte dënuar më herët me disa vite burg. Më herët ai ishte depërtuar drejt Shqipërisë, duke u paralajmëruar se nëse kthehej sërish në Gjermani do burgosej.
Megjithatë, duket se shqiptari ka dashur të provojë sërish fatin, duke u rikthyer. Hyrja e tij në aeroport kishte vënë në alarm policinë, e cila pas disa ditësh kërkimesh, kishte arritur ta kapte. Ai u përpoq të mashtronte efektivët duke përdorur identitetin ri, por gjurmët e gishtave shërbyen për ta identifikuar.



