Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Peruxhia, pasi akuzohet se kishte sulmuar seksualisht dy vajza në më pak se 48 orë. Akuza kundër tij është e rëndë: sulm seksual ndaj dy vajzave, njëra prej të cilave ishte minorene.

Sipas mediave italiane, shqiptari 30-vjeçar, ngacmoi fillimisht një vajzë 16-vjeçare në një autobus, duke i ofruar para në këmbim të favoreve seksuale. Për më tepër, sapo ajo zbriti nga autobusi, ai dyshohet se i preku pjesët intime. Babai i të miturës, të cilin vajza e kishte telefonuar, e ndaloi, por burri arriti të arratisej para se të mbërrinin karabinierët.

Pavarësisht ankesës, të nesërmen ai dyshohet se ofendoi dhe preku një studente. Pas denoncimit të së resë, ai u arrestua.  Hetimet zbuluan se 30-vjeçari ishte nën mbikëqyrje të veçantë për krime të ngjashme. Ai ishte i njohur për forcat e rendit, me disa precedentë penalë.