Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia në Ankona të Itali, i dyshuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.
Sipas autoriteteve italiane, gjatë një operacioni antidrogë u sekuestruan rreth 300 gramë kokainë, të ndara në 343 doza, të cilat dyshohet se ishin gati për t’u shpërndarë në tregun lokal të drogës.
Aksioni policor u zhvillua në zonën Piazza Rosselli, ku efektivët ndaluan automjetin e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit gjetën 25 pako me kokainë.
Hetimet e zhvilluara më herët kishin zbuluar edhe një vend tjetër ku fshihej droga. Në Monsano, pranë një rruge provinciale, policia gjeti të groposura edhe 274 pako të tjera me kokainë, të cilat sipas hetuesve ishin të destinuara për shpërndarje në zonë.
Kontrollet vijuan edhe në banesën e të dyshuarit në periferi të provincës së Perugia, ku u sekuestruan edhe 44 pako të tjera kokainë, materiale për paketimin e drogës si dhe rreth 7 mijë euro para në cash, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.
Pas arrestimit, shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, u dërgua në burgun Carcere di Montacuto, ku do të qëndrojë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore ndërsa hetimet për rastin vijojnë.
