Një sasi e konsiderueshme droge e llojit heroinë është sekuestruar nga policia greke në orët e para të mëngjesi të sotëm.
Sipas informacioneve që vijnë nga policia e vendit fqinj, sasia prej 62 kg drogë është sekuestruar në aksin Igumenicë-Kipo, në afërsi të Sarandës brenda një makine që drejtohej nga një shtetas shqiptar. Policia greke bën të ditur se ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit, por ende nuk ka dhënë detaje lidhur me identitetin e të arrestuarit.
Sipas hetimeve të kryera, rezulton se droga e llojit heroinë po transportohej nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, ndërkohë që vlera e saj në treg do të arrinte në 3 milionë euro.
19 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)