Ditën e sotme është arrestuar 36-vjeçari nga Kamza i cili akuzohet për grabitjen e një varëse floriri me forcë nga një grua. Sipas njoftimit të policisë 36-vjeçari ia ka këputur me dhunë 26-vjeçares nga qafa.

gjithashtu bëhet me dije se ky shtetas ka qenë më parë i proceduar për të njëjtë vepër penale.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Bulevardi”.

I mori me dhunë varësen e floririt, një shtetaseje, në rrugë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, dje, pas marrjes së njoftimit se një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë varësen, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

-K. R., 36 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në bulevardin “Nënë Tereza”, i ka marrë me dhunë varësen nga qafa, varësen e floririt, një 26-vjeçareje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.