Muzeu Etnografik i Elbasanit në një javë u shndërrua në një ekspozitë të gjallë të artizanatit, përcjellë me mjeshtëri nga artizanë të vjetër, por edhe të rinj që e duan dhe e trashëgojnë traditën.
Punimet me tezgjah, punimet me shtiza, punimi i baltës apo qeleshes tërhoqën vëmendjen e turistëve dhe qytetarëve.
Aktivitetet që mblodhën edhe shumë nxënës shkollash synojnë të përcjellin rëndësinë e ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore dhe përcjelljen e tyre ndër breza.
Top Channel
