Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka lëshuar akuza të forta ndaj deputetit Flamur Noka, duke e cilësuar atë si një nga figurat më problematike brenda selisë blu. Në një intervistë, Salianji e ka përshkruar Nokën si një person me probleme të shumta ligjore dhe lidhje me elementë kriminalë.

“Edhe roje nuk e mbaj unë atë, po të jetë për mua. Nuk thashë që e mbaj. Ai është një njeri që ka probleme me ligjin, ka probleme me grupet kriminale, ka akuza për korrupsion, shpërdorim, sepse ua ka dhënë familjarëve të vet prona të caktuara dhe ka një mijë problematika, përveçse ka shkatërruar degët e PD-së në themel”, tha ai.

Në vijim, Salianji e cilësoi Nokën si “fytyrën e dështimit” të Partisë Demokratike, duke shtuar se ai mbahet pranë nga Sali Berisha për shkak të retorikës së tij.

“Dhe ai është fytyra e dështimit të PD-së dhe aksidenti më i madh politik që ka PD-ja. Berisha e mban afër, sepse vetëm ai mund të thotë ato gomarllëqe“, tha ish-deputeti.