Tre zjarrfikësit, Luan Kapaj, Andrea Lala dhe Dëfrim Bilali, kanë marrë trajtim mjekësor në spitalin e Vlorës pasi kanë pasur probleme me asfiksimin nga tymi. Aktualisht, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe e stabilizuar.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i ka vizituar nga afër dhe ka theksuar se efektivët janë jashtë rrezikut pas përballjes me flakët. Ndërkohë, zjarrfikësi Luan Kapaj ka rrëfyer momentet e para të ngjarjes, duke folur për ndihmën e shpejtë që kanë marrë dhe për situatën e vështirë në malin e fshatit Dukat.

Ministri Vengu është shprehur se terreni në malin e Dukatit mbetet sfidues për shkak të temperaturave të larta, ndërsa ka bërë të ditur se ndihmë shtesë do të vijë edhe nga vendet partnere, për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt parkut kombëtar të Llogarasë.