Sali Berisha ka paralajmëruar zhvillimin e protestës së radhës të opozitës, duke deklaruar se ajo do të mbahet menjëherë pas përfundimit të proceseve të brendshme në parti.

Kreu i PD bëri të ditur se më 23 maj është planifikuar zgjedhja për kreun e PD-së, ndërsa protesta do të organizohet në ditët që pasojnë.

“Të gjithë keni një pyetje, kur është kryengritja tjetër. Në ditët më të para pas përfundimit të proceseve në parti. Asgjë në botë nuk na ndal në misionin tonë pa larguar narko diktatorin”, deklaroi Berisha.

Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh politike mes opozitës dhe qeverisë, ndërsa Partia Demokratike po vijon përgatitjet për proceset e saj të brendshme organizative.