Sekretari i Përgjithshëm i “OMONIA-s” Marin Suli, ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, ku ka komentuar takimin e zhvilluar mes Fredi Belerit, pjesë e delegacionit të BE-së, si eurodeputet, me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Sulit, retorika e Belerit në lidhje me Shqipërinë do vijojë të jetë e ashpër, për sa kohë, sipas tij, shkelen të drejtat e minoritetit grek. Ndër të tjera, ai foli dhe për komentet e Belerit mbi takimin dhe miqësinë mes presidentit turk Erdogan dhe Ramës, marrëdhënie që e ciëlsoi si servilizëm.

“Zoti Belerin i ka kalë beteje të drejtat e njeriut dhe të drejtat e minoritetit. Nuk e kuptoj pse diskutohen. Të drejtat e minoritetit janë cënuar hapur. E rrëmbyen natën, me kapuç në kokë. Beleri nuk ka kompleksin për të folur. Është dëshmia e gjallë e një kryeministri që do të gënjejë një botë të tërë, Beleri është prova e gjallë që u fut në burg e u masakra, vetëm sepse populli i Himarës i besoi. Dialektika e Belerit do të vijojë të jetë edhe më e ashpër.

Nuk ka si të na vijë një Ibrahim dhe një Hysen, kur ne kemi qenë në vendin tonë e të na thonë jemi ne këtu. Kur pronat t’i kthehen banorëve të Himarës, atëherë do ketë normalitet mes minoritarëve grekë të Himarës, sepse ne kërkojmë vetëm të na respektohet e drejta dhe të jetojmë në paqe, në shtetin e të drejtës.

Sa i përket komenteve të Belerit kundër raportit miqësor mes Shqipërisë dhe Turqisë, është një opinion i një politikani që i ka brenda edhe politikanin grek, edhe politikani viktimë shqiptar. Beleri ka përshtypjen sepse rri mes njerëzve, askujt nuk i pëlqeu ai show me Sulltani ne madhe dhe sulltanocin e vogël në mes të Tiranës. Thonë që xhelozia lind nga dashuria, por në këtë rast nuk është kështu. Nuk kemi ndonjë dashuri me Turqinë, që na ka shtypur për 500 vite, përveç servilizmave. Por çfarë t’i bëjmë, ky kryeministër na ra në pjesë, do përpiqmi ta largojmë me të gjitha format demokratike të mundshme.”- tha ai.