Engjëll Cani, babi i Martin Canit i cili vdiq si pasojë e një sherri me bashkënmoshatarin e tij ka dhënë një intervistë në Shqipëria Live në Top Channel ku ka treguar çfarë ka ndodhur me familjen e tyre që pas vdekjes së djalit.

AI rrëfeu se askush nuk i ka ndihmuar përveç familjarave dhe askund nuk janë marrë masa pas tragjedisë . Gjithashtu i prekur ai tregoi se djali i tyre i vogël nuk di asgjë ende për vdekjen e të vëllait dhe pyet vazhdimisht se ku ndodhet ai. Engjëll Cani dha dhe një mesazh për sa më shumë paqe dhe askush mos e pastë fatin e tyre të keq.

“Vëllai i Martinit ende nuk e di për humbjen e tij. Në ditën e varrimit e patëm dërguar te mitë tanë dhe nuk e ka marrë vesh akoma. Asnjëri nuk i tregon dhe rri i heshtur. Nuk e bëjmë dot, nuk kemi guxim. Diçka po përpiqet të kuptojë, pse nuk vjen Martini babai, është shumë e rëndë. Nuk kam fjalë që ta përshkruar. Mesazhi im është të kemi sa më shumë harmoni me njerëzit, mos paçin fatin e Martinit. Ai ishte humori jonë, ai ishte drita e syve tanë” tha ai.