Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një 14 vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë.

Një nga dëshmitaret okulare shprehet se ka parë njërin prej të rinjve të shtrirë në tokë, ndërsa theksoi se nuk ndërhyri askush.

Ndër të tjera gruaja e moshuar tha se i mituri u transportua në spital me një makinë të kuq, që ngjante si taxi, pasi ambulanca nuk u paraqit në vendin e ngjarjes.

S’pashë gjë. Ai (i mituri) ishte shtrirë aty. Pashë vetëm një djalë aty. Tani që e pashë në televizor. Atë (të miturin) që pashë unë ishte shtrirë. Ambulanca nuk erdhi menjëherë, erdhi një makinë e kuqe që e mori djalin. Kush do të ndërhyjë në këtë rast? Kush ndërhyn do shkojë në polici të rrijë atje. I ndihmoi një grua.”, tha dëshmitarja, e cila ka një biznes privat pranë vendit të ngjarjes.

Dyshohet se konflikti me të miturve ka ndodhur për shkak të një përplasjeje në rrjetet sociale, ku janë përfshirë dy grupe adoleshentësh. Viktima nuk ishte nga shkolla “Fan Noli” dhe se nga konflikti i lënë në rrjetet sociale, të rinjtë janë përleshur më pas, gjë që solli dhe ngjarjen fatale.

14-vjeçari me inicialet L. M. Që ka marrë goditje në gjoks, ndodhet në gjendje shëndetësore stabël, ndërsa 14-vjeçari M. C., i cili mori goditje në zemër ka ndërruar jetë.