Kryeministri Edi Rama ka njoftur detyrat e reja për dy deputet e Partisë Socialiste, Taulant Ballën dhe Niko Peleshin.
Kështu, Peleshi do zëvendësojë Elisa Spiropalin në pozitën e Kryetarit të Kuvendit. Nga ana tjetër, Taulant Balla do rikthehet në një detyrë të vjetër, atë të kreut të Grupit Parlamentar të PS. Ndërkohë, Klodiana Spahiu do të jetë nënkryetare e Kuvendit.
Taulant Balla në kabinetin e fundit mbante detyrën e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërkohë Niko Peleshi ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS.