Sipas burimeve konfidnciale për Inside Story, bordi i transparences nuk mblidhet fizikisht por formalisht i bën mbledhjet online. Kompanitë e hidrokarbureve që janë antare bordi nisin pranë institucioneve shtetërore faturat me të cilat vërtetojnë sasinë dhe çmimin e karburantit që kanë blerë. Më pas përllogaritet çmimi dhe bëhet publik nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Por, pjesëmarrja aktive e anëtarëve vihet mjaft në dyshim për sa kohë nuk ka transparencë. Në datë 18 nëntor 2022, ministrja Dleina Ibrahimaj njoftoi se ishte në Greqi për vizitë zyrtare. Po atë ditë, Bordi zhvilloi një mbledhje ku njoftoi vendimin për çmimet e reja. Të dyja njoftimet e bëra nga zyra e shtypit për aktivitetet e datës 18 nëntor 2022 ishin me një orë distancë nga njëra-tjetra. Pra, këtu jemi para dyshimeve se ministrja nuk ka marë pjesë.

Për të kuptur më qartë fshehtësinë me të cilën punon ky bord mund të bëjmë një krahasim me mënyrën si funksiononte bordi i shëndetësisë i ngritur në kohën e pandemisë. Në atë periudhë edhe pse lëvizjet ishin të kufizuara të gjitha mbledhejt zhvilloheshin me prezëncën e medias. Bordi shëndetësisë mblidhej herë online e herë fizikisht por gjithmonë ajo mbledhje i shpërndahej publikut në mënyrë të rregullt dhe periodike. Ndërsa për bordin e transparencës për çmimin e hidrokarbureve është vetëm një foto që qarkullon dhe përsëritet sa herë që merren vendime.

Mungesë transparence ka edhe sa i përket mënyrës së llogaritjes së çmimit. Madje sa herë që ka rritje të çmimit të karburanteve në bursë bordi mblidhet menjëherë për ta reflektuar, ndërsa sa herë që çmimi i karburanteve bie bordit i duhen disa ditë që ta reflektoj. Por edhe kur bëhet ky reflektim është qesharak, pasi ende edhe sot shqiptarët vijojnë të paguajnë më shtrenjtë se kushdo në rajon madje edhe në disa vende të europës çmimin e hidrokarbureve.

“Unë mendoj që ky bord transparence tashmë e ka tejkaluar misionin e vetë dhe mendoj që është veshur me një objketiv të ri. Qeveria sapo ka miartaur projketligjin për buxhetin e shtetit ku parashikon që të ketë buxhetin më të madh të historisë së vendit me 687 miliardë lekë. 40% më i pasur shteti jonë se para pandemisë, një buxhet i parashikuar që do të shkojë për PPP, koncesione dhe tendera do të duhet që më së pari të sigurojë vjeljen e taksave, mbushjen e arkës së buxhetit ë shtetit dhe e vetmja mënyrë që shteti të marrë të ardhurat e parashikuara unë besoj që i hyn në punë edhe bordi i transparencës i cili tashmë ëstë një garant në duart e shtetit që çmimi i naftës të mos bier për të siguarauar të ardhurat” u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare