Pas publikimit të videos që shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik, kanë dalë në qarkullim edhe pamje të tjera që hedhin dritë mbi momentet pas ngjarjes.

Në një fotografi të siguruar, vajza e dhunuar shfaqet e rrethuar nga Klea, Marinza dhe Leonela Lamaj, 19 vjeçe. Sipas pamjeve, dy prej tyre i mbajnë kokën me duar, ndërsa pozojnë para kamerës.

Nga ajo që shihet në fotografi, imazhi nuk duket se është realizuar për të dokumentuar ngjarjen, por dyshohet se është shpërndarë në rrjetet sociale, duke krijuar përshtypjen se autorët janë mburrur me atë që kishte ndodhur pak çaste më parë.