Avioni F4 u rrëzua në Mesdhe dhe dy pilotët nuk janë gjetur


Presidenti Sirian Bashar al-Assad citohet të ketë thënë se “i vjen keq 100 për qind” për rrëzimin e avionit turk që pati depërtuar në hapësirën ajrore siriane javën e kaluar. Në një intervistë me median turke, ai argumenton se avioni pati fluturuar në një zonë të përdorur më herët nga forcat ajrore izraelite.


Avioni ushtarak turk u rrëzua në Mesdhe muajin e kaluar dhe dy pilotët nuk janë gjendur. Incidenti ka ngritur tensionin mes dy vendeve. Pak ditë më parë, kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan dënoi aksionin e Sirisë dhe e përshkroi këtë vend si një “kërcënim të qartë dhe aktual.”


Turqia ka përforcuar zonën kufitare me raketa-hedhës dhe me armatime kundërajrore. Të dielën, Turqia tha se futi në veprim gjashtë avionë F16 kur disa helikopterë të Sirisë iu afruan kufirit.


“Ne nuk do të lejojmë që [rrëzimi i avionit] të kthehet në luftime të hapura mes dy vendeve,” citohet të ketë thënë Assad për median turke. Media turke njoftoi dje se 85 ushtarë të tjerë sirianë, përfshirë edhe 14 oficerë, patën dezertuar duke kapërcyer kufirin për në Turqi. Kjo qe edhe një nga dezertimet më të mëdha në grup që nga marsi 2011 kur filloi kryengritja siriane.


3 korrik 2012 (gazeta-shqip.com)