Për të kuptuar abuzimin me mbetjet e rrezikshme spitalore, mjafton të ndjekësh rutinën e përditshme pranë koshave në qendrat spitalore. Në bisedat që ne patëm me njerëzit që kërkojnë aty për mbetje të riciklueshme, kuptuam atë që ndodh rëndom. Ata përballen me mbetje spitalore apo farmaceutike nga më të rrezikshmet.
Qytetari: Kam parë mbetje spitalore shumë here.
Vigonë, shiringa po jam shpuar.
Gazetarja: Nuk ke frikë.
Qytetari: Më përpara, por tani jo.
Gazetarja: Pse.
Qytetari: Ka kush më kuron.
Gazetarja: Sot ke parë?
Qytetari: Jo, e pashë por sa e pashë ika.
Gazetarja: Pse?
“Ka rrisk jo vetëm fizik pra prerje shpime e me radhë, kanë dhe rrisk kimik se ka edhe materiale kimike brenda medikamente ka rrisk biologjik pasi ka patologji infektive ka materiale biologjike që hiqen gjatë interventeve me radhë ka risk radioaktiv se ka edhe materiale të cila kanë potencial radioaktiv dhe me radhë”, tha mjeku infeksionist Ilir Alimehmeti.
Prania e kameras frikësoi ata njerëz të pamundur që nxjerrin bukën e gojës duke rrëmuar nëpër koshat urbanë. Ata, e dinë mirë se dikush ka abuzuar qëi ka hedhur në ato kosha mbetjet e rrezikshme. Mbetjet përmbajnë baktere, viruse, materiale që mund të përhapin sëmundje vdekjeprurëse. Ata rrëfejnë se kanë gjetur mbetje kirurgjikale, mbetje indesh njerëzore nga sallat e operacioneve, kimikate etj.
Qytetari: Ju nuk bëni mirë kështu, edhe ju edhe Policia e Shtetit. Vini këtu më drejtohesh mua…
Gazetarja: Pse?
Qytetari: Ata që kanë atë aty janë të tërë mafiozë, vijnë e më vrasin mua dhe nuk ke çfarë i bën. Ku e di ti që ai nuk e merr vesh që nuk ti kam thënë unë ty këto? Edhe policia e shtetit thotë hajde denonco, po çfarë të denoncoj unë, ai të vret, të vret ty e jo mua. Ti çfarë pune bën? Kape shkopin vetë dhe kontrollo, po të doli mirë. Ja dil këtu ti një ditë të tërë nga mëngjesi deri në darkë dhe do ta shikosh do ta gjesh qeskën apo jo… Jo qese, por plasmas të zi e ke, dhe kam çarë disa herë duart. Gjeje, po nuk e gjete mua më rrahin ata, më vrasin po të them…
Ky bashkëbisedim është zhvilluar pranë koshave të mbetjeve urbane që ndodhen përballë urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Qytetari rrëfen çfarë ka parë, por edhe frikën qëi kanoset nëse tregon për median apo persona të tjerë.
“Të kenë kontakt me mbetjen spitalore pra të kontaminohen dhe krijohet ai që thamë rreziku i menjëhershëm për shëndetin e këtyre personave që kanë kontakt të drejpërdrjtë me këto mbetje”, tha Dëfrim Goma, Kreu i Urdhrit të Farmacistëve.
“Ato në fakt duhen zhdukur brenda ditës sepse të jemi shumë të qartë 4-5 ditë janë shumë për mbetje biologjike. provoni ju të lini dicka jashtë frigoriferit 4-5 ditë me këto temperatura për të kuptuar se çfarë i ndodh”, tha mjeku infeksionist Ilir Alimehmeti.
Ekzistojnë dy forma të mbetjeve që prodhohen brenda sektorit shëndetësor, mbetjet e rrezikshme dhe ato jo të rrezikshme. Të rrezikshmet përfshijnë mbetjet e mprehta, ato laboratorike, indet njerëzore, indet shtazore si dhe ato citostatike, farmaceutike, kimike apo radioaktive.
“Ata janë mafiozë, më vrasin nëse denoncoj…”/ Rrëfimi i fortë: Ja ku përfundojnë mbetjet e rrezikshme spitalore!
