Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli në lidhje me protestën e zhvilluar jashtë Kuvendit, ku nuk munguan edhe tensionet mes protestuesve dhe policisë. Balla shprehet se ata persona që protestonin sot para Kuvendit, janë “vegla” tre partive të vogla dhe të lifhur me regjimin iranian.
“Protestuesit që kanë ardhur aty nuk kanë lidhje me protestën e vërtetë. Në Kuvend kanë ardhur anëtarët dhe shërbëtoret e Qorit, Lapajt dhe Shehut. Kanë ardhur për hesapet e tyre. Kjo që ka ndodhur sot me gjuajtjet me vezë është përpjekje e dështuar e tre dështakëve politikë. Nuk janë djemtë dhe vajzat që vijnë në këtë betejë për të mbrojtur flamengot. Ka edhe një pjesë të lidhur me regjimin terrorist të Iranit, të drejtuar nga Dritan Goxhaj”, u shpreh Balla.
