Nga takimi elektoral në Paskuqan, Agron Shehaj i “Partisë Mundësia” është shprehur i bindur se në Parlamentin e ri të Republikës së Shqipërisë do të kenë një grup deputetësh.
Shehaj tha se grupi i deputetëve të Partisë Mundësia do të përfaqësojë njerëzit e thjeshtë, të ndeshëm dhe punëtorë të vendit. Ndër të tjera ai tha se partitë e tjera, të reja e të vjetra, janë të shqetësuar me çfarë “Partia Mundësia” ka bërë në këto 10 muaj, ndërsa shtoi se do të shqetësohen akoma më shumë më 12 maj, pasi të njihen me rezultatin e zgjedhjeve.
“Ajo që duhet të kuptojmë është pavarësisht se të gjithë zhgënjyer nga politika, prandaj krijuam një parti të re politike. Na erdhi në maj të hundës prandaj krijuam një parti të re politike.
Çfarë kemi bërë ne në këto 10 muaj i ka shqetësuar të gjithë dhe nuk kanë argumente. Pasi merrnin fjalët tona, i prisnin dhe i nxirrnin në rrjete sociale. Tani janë shumë të shqetësuar. Më 12 të hënën këtu do të jemi. Aty do të shqetësohen vërtetë sepse për herë të parë një parti e re politike do hyjë në parlament duke i patur të gjitha partitë kundër, pavarësisht gënjeshtrave, mashtrimeve dhe sulmeve. Sot jemi këtu dhe nesër në parlament do të kemi një grup deputetësh që do të luftojmë për qytetarët e thjeshtë, për qytetarët e ndershëm dhe punëtorë të këtij vendi.”- tha ai.





