Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve në lidhje me draft-propozimin e tij për Asociacionin në komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës.

Rama shprehet se ata që shajnë pa e lexuar atë që përmban ky propozim, kanë frikë mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta sipas tij ka mbaruar që në vitin 1999.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!”- shprehet Rama.