Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me të rinjtë e punësuar nga programet e nxitjes së punësimit.

Teksa foli për punësimin dhe rritjen e pagave, kreu i qeverisë nuk ndali batutat me të rinjtë.

“Pavarësisht se ne kemi bërë shumë progres në aspektin e pagave dhe nga janari do ta çojmë pagën minimale në 500 euro, jemi të vetëdijshëm që ajo që na duhet është oferta e vendeve të punë së paguara shumë mirë. Pra punësim shumë më cilësor, i cili vjen natyrisht nga dija profesionale, e shtrirë nga inxhinieria, informatika tek kuzhina. Ky këtu që kemi në xhep si spiunë, bën mrekulli, por s’di të gatuajë.

Sa më shumë të zhvillohet aq më do t’i rritet paga. Jemi akoma larg nga ky duam të arrijmë, nuk ata që thonë s’ka punë, nuk duan punë. Vetëm në portal janë punë të çdo lloj kategorie. Normal që ka vështirësi, pretendime, kërkesa, por po them që kush realisht do punë dhe sukses në këtë vend, mund të bëjë sukses që jashtë këtij vendi do të duhen shumë më tepër vite, sakrifica dhe shanset kanë më të vogla“, tha Rama.

Top Channel