Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit u pyet nga gazetarët edhe për hetimi ne nisur nga SPAK, në lidhje me ndërtimi ne tunelit të Llogarasë.

Rama u përgjigj me ironi, teksa tha se në ndërtim nuk është përdorur hekur, por bar i thatë. Më tej, vijoi ironinë duke iu thënë gazetarëve se 5 mln eurot e “zhdukura” duhen gërmuar dhe ishallah i gjejnë.

“Në tunelin e Llogarasë, është një fakt që.. po ua them se hekur në tunelin e Llogarasë nuk ka, është përdorur bar i thatë që përdoret në jug për tendat në hije dhe ngaqë u desh vjedhur shumë u përdor bar. Në vend të hekurit u vu bar i thatë dhe madje ka edhe një krim tjetër aty, që është marrë shumë zhavor dhe u bë një strukturë. Se ata turqit janë të poshtër shumë. Po ata pretendojnë se do është më i fortë se me hekur. Por të gjitha do të dalin, mos kini merak. 5 mln eurot janë punë gërmimesh, jo punë hekuri. Do të gërmoni dhe inshalla i gjeni! Ne do të vazhdojmë të bëjmë tunele. Do të ecim dhe me projektet e hekurudhave, ju aty, tenxheret fort…tuneli i Llogarasë është aty dhe është shëndoshë e mirë dhe e përdorin të gjithë e lehtësohen të gjithë”-, tha Rama.