Një aksident me dy viktima dhe një të plagosur rëndë ka tronditur dy ditë më parë të gjithë opinionin publik.
Shoferi i dehur 57-vjeçari Nikoll Radaçi duke mos menaxhuar shpejtësinë e lartë me të cilën po drejtonte automjetin, ka dalë nga rruga duke u ngjitur në trotuar dhe duke marr zvarrë tre të miturit për thuajse 10 metër e rrjedhimisht duke iu marr jetën 2 prej tyre në vendin e ngjarjes.
Në një intervistë për gazataren Semiljana Azizi, një i pranishëm në vendin e ngjarjes tregon se si ka ndodhur momenti, teksa shton gjithashtu se vëllai i tij ka qenë prezent dhe është larguar nga trotuari ku po luanin dy fëmijët vetëm pak minuta para se të ndodhte ngjarja.

I tronditur, për emisionin “Në kohë reale” i riu tregon se ka parë shpesh filma, por atë që kishte parë në vendin e ngjarjes, momentin kur dy fëmijët kishin humbur jetën ishte përtej imagjinatës.
“Është e pamendueshme. Për çdo gjë që ka ndodhur duhet të merren masa sepse nuk lejohet. Do i kujtojmë djemtë me dorë në zemër. Vëllai ishte në dyqan, ka ardhur në shtëpi duke qarë, më tha: Më kanë shtypur makina shokët e mi. Vij këtu shikoj shumë njerëz të grumbulluar. Ne vërtetë kemi parë filma por atë skenë nuk e kishim parë më parë.”- tregon i mituri.
