Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 55-vjeçar humbi jetën.
Në njoftim, hidhet poshtë varianti se shpërthimi ishte me tritol, duke shpjeguar se në fakt ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Ndërkohë, është konfirmuar viktima Hysni Ymeri 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Si pasojë u dëmtua një shtetas rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.

