Në pamjet e mësipërme shihet momenti kur grupit hetimor tenton të nxjerrë nga makina trupat e dy viktimave, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci që mbetën të vrarë nga atentati me mbi 30 plumba në Balldre të Lezhës.

Siç duket edhe nga pamjet siguruar nga korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, vërehen efektivët e policisë që tentojnë të hapin dyert e makinës e cila është bërë ‘shoshë’ nga plumbat.

Raportohet se ata sapo kishin dalë nga një lokal në autostradën Lezhë-Shkodër dhe kanë qenë rrugës për në banesën e tyre e cila ndodhet rreth 30 minuta larg prej vendit të ngjarjes. Viktima nuk ruhej, dhe gjithmonë shoqërohej me të shoqen./ Top Channel