Atentati mafioz i ndodhur më 11 nëntor 2023, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani ka tronditur kryeqytetin.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ishte avokati Ermal Hamataj cili komentoi videon e pamjeve të atentatit të rëndë në Tiranë. Avokati citoi se atentatorët ishin të gjithë amatorë dhe vetëm njëri prej tyre ishte një profesionist. Sipas tij në pamje shihen momente ku ata janë të pakoordinuar me njëri-tjetrin dhe të panikosur. Përsa i përket makinës ku u ekzekutua Dani momenti që lëviz është një lëvizje për të shpëtuar.
“Nuk është ideja që janë me maska, ata që kanë porositur kanë dashur të bëhej kshu se po të donin të ishin të kujdesshëm psh do e kishin bërë në garazh. Ai ishte një mesazh që donin ta përçonin nëpërmjet atentatit në mes të ditës, në sy të njerzve, po çonin mesazh njerëzve të lidhur me të.” tha avokati, duke theksuar se atentati ishte mesazh për dikë.
“Për mua vetëm njëri prej tyre është profesionit të tjerët janë amator. Sepse s’janë të përqëndruar te dënia e armëve dhe ka çaste paniku, personi që shkon te makina bardhë është profesionisti madje ai duhet të jetë kryesori përderisa shkon dhe konfirmon a e ka vrarë.”, tha avokati. Gjithashtu ai shpjegoi se një person i stërvitur në ushtri mban armën në një kënd ndryshe me tokën për arsye të shmangë pasoja anësore, dhe një profesionist nuk e bën një gabim të tillë këtu njihet një amator me një profesionist.
Sipas ekspertizës paraprake, Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa Shaljani, i cili është në gjendje kritike për jetën, ka marrë 10 plumba, përfshirë dy në kokë. Ai është intubuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës.
Hetimet kanë zbuluar se automjeti që përdorën autorët, një “Toyota Yaris”, ishte vjedhur në Greqi në tetor dhe kishte targa të vjedhura. Policia nuk ka gjetur asgjë të paligjshme në automjetin “Benz” të përdorur nga viktima dhe agjenti.
Për hetimin e ngjarjes, Prokuroria dhe policia po ndjekin disa pista: larje hesapesh mes grupeve rivale kriminale, konflikte financiare, mosmarrëveshje mbi pronësinë e tokës dhe lidhje me trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Dani, i njohur si mik i Emiljano Shullazit, u ekzekutua me breshëri automatike pranë Aeroportit “Nënë Tereza”, ndërsa Shaljani u plagos rëndë. Të dy, sipas hetimeve, kishin mbërritur nga Spanja, ku dyshohet se ishin të përfshirë në aktivitete të lidhura me trafikun e drogës. Autorët, ende të paidentifikuar, e braktisën automjetin e përdorur në atentat, i cili u gjet i djegur më vonë në Fushë-Krujë.
