Një atentat ka ndodhur mesditën e kësaj të marte pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas informacionëve të para, autorët e paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një automjeti në lëvizje, duke lënë pas viktimën dhe të plagosurin.

Viktima është identifikuar si Gilmando Dani, i njohur për lidhjet e tij me grupe kriminale dhe mik i Emiljano Shullazit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për të zbardhur motivin dhe autorët e atentatit.

Hetuesit dyshojnë se ngjarja mund të lidhet me përplasje mes grupeve kriminale.