Pas atentatit të përgjakshëm në Shkodër, ku mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër u plagos, rreth 20 individë janë shoqëruar nga policia për të dhënë dëshminë e tyre. Pas marrjes në pyetje, shumica e tyre janë liruar.

Mes të shoqëruarve ishte edhe Safet Bajri, i cili u mbajt në policinë e Shkodrës për rreth dy orë. Në deklaratën e tij, Bajri ka theksuar se ka qenë në shtëpi me familjarët e tij dhe se nuk ka asnjë lidhje me atentatin. Ai ka përmendur gjithashtu se është i monitoruar nga kamerat e sigurisë në shtëpi, të cilat, sipas tij, provojnë se gjatë kohës së ngjarjes ka qenë në shtëpi.

Hetimet për këtë atentat po vazhdojnë, ndërsa autoritetet po analizojnë të dhënat dhe dëshmitë e mbledhura.