Ka dëshmuar sot në sallën e gjyqit Plarent Dervishaj, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku ky i fundit mbeti i plagosur ndërsa shoferi, Andi Maloku i tij humbi jetën.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Dervishaj është shprehur para trupës gjykuese: Dëgjova prokurorinë, dëgjova edhe dëshmitarin, tani a mund të jeni të qartë, se cilën do të marrim për bazë atë që ka thënë atëherë apo atë që thotë tani?
Seanca ka vijuar edhe me dëshmitë të disa persona të tjerë, që kanë dijeni për ngjarjen ose personat e përfshirë.
Dëshmitari Bujan Deliallisi, ish-zëvendës drejtori i policisë së Durrësit, tha: Unë jam zv.drejtor i policisë për hetimin e krimeve në policisë së Durrësit. Më herët kam pasur detyra në drejtori të tjera. Kam marrë pjesë në operacionin për arrestimin e Ramazan Rrajës në 2023. Nuk e mbaj mënd për çfarë akuzohej. Në atë kohë ne kemi bërë ndërhyrjen pasi ai ishte në kërkim.
Pas dëshmisë së tij, ka ndërhyrë i akuzuari Plarent Dervishaj: Bëj pyetjet tamam ç’punë ka arrestimi i atij si e ka emrin në këtë proces gjykimi? Kur u arrestua Ramazan Rraja u gjet një armë.
Avokati i Dervishit, Ilia Ilia iu drejtua dëshmitarit: Nuk e kuptojmë çfarë lidhje ka ky dëshmitar, në akuzën objekt gjykimi. Nuk kam çfarë t’i them.
Dervishaj: Kam hall mos mërzitet Visi që ke ardhur këtu sot, nuk të takon ty me ardh këtu sot dakord. Nuk do mbash t’i hallet e dynjasë. Nuk ke lidhje fare të vish të dëshmosh këtu.
Top Channel