Policia e i Kurbinit njofton se ka ndaluar shtetasin Xhelal Peposhi, 48 vjeç pasi dyshohet si bashkëpunëtor i dy vëllezërve Muharrem dhe Jetmir Llani, gjatë atentatit që kryen ndaj djemve të familjes Shkreta në Mamurras, ditën e djeshme.
Sipas burimeve policore, mësohet se Peposhi u ka ardhur në ndihmë Muharrem dhe Jetmir Llanit në mënyrë që të largoheshin nga vendi i krimit pas atentatit ndaj hasmëve të tyre, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Gentian Shkreta dhe u plagos i vëllai, Emanueli, 29 vjeç. Ndërkohë, vëllezërit Muharrem dhe Jetmir Llani, të akuzuarit kryesorë për atentatin e djeshëm ndaj vëllezërve Shkreta, janë shpallur në kërkim nga policia dhe vijon puna për kapjen tyre.
Vrasjet mes dy familjeve Llani-Shkreta zënë fill 5 muaj më parë, kur mbeti i vrarë fëmija 9-vjeçar Edison Llani, dhe që nga ajo periudhë janë shënuar 3 të vdekur nga dy familjet për shkak të hasmërisë së lindur.
5 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)