Sokol Daci mbeti i plagosur pas të shtënave me armë të raportuara në një berberhane në Lezhë.
30-vjeçari pas plagëve të marra u transportua për trajtim mjekësor te Trauma.
Policia ka dyshime se mund të jetë një tjetër person i plagosur. Ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur nuk rezulton me precedent penalë. Pasi kanë qëlluar, autorët me automjetet e tyre kanë lëvizur në drejtim të rrugës së Shën Kollit. Autorët kanë qenë të veshur me kamuflazhe e me kapuç.
