Është nisur jashtë vendit adoleshenti që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Lundër. Sipas burimeve, 17-vjeçari sapo është nisur  jashtë vendit për të vijuar terapinë mjekësore

Atentat me 4 persona të plagosur ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Lundrës, në Tiranë, mes të cilëve edhe dy të mitur.

Të katër personat u dërguan në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Ata po udhëtonin në të njëjtën makinë dhe ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga një automjet tjetër që i kishte zënë pritë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, 11-vjeçari dhe 17-vjeçari janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.