Atentati që tronditi sot vendin, ka prekur dhe bizneset praë aeroportit të Rinasit. Në këto pamje, shihen shenjat e plumbave që kanë goditur hotelit fare pranë vendit ku ka ndodhur atentati, në rrethrrotullimin e Rinasit.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, drejt automjetit tip “Benz S-Class” ku lëviznin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri), dyshohet të jenë qëlluar me dy armë të gjata zjarri. Sipas dëshmitarëve, të shtënat kanë vijuar për mbi 30 sekonda, nga ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve të rastit që kanë qenë rreth bizneseve në këtë zonë. Bizneset pranë kryesisht janë bar-kafe, lokale apo hoteleri.
Konkretisht, plumbat kanë depërtuar deri brenda hollit të një hoteli fare pranë vendit të ngjarjes, duke dëmtuar fasadën e biznesit.
Grupi hetimor ende nuk ka zbardhur plotësisht ngjarjen, por po punohet për identifikimin e autorëve apo intenerarin që ato kanë ndjekur, si dhe të personave të mundshëm që kanë qenë në rolin e vëzhguesve.



