Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Halil dhe dyshohet se kjo mund të jetë makina e autorëve të atentatit të ndodhur pranë rrethrrotullimit të Rinasit.

Bëhet me dije gjithashtu se dyshohet edhe për një automjet tjetër që o hetohet

Si pasojë e këtij atentati, Gilmando Dani, një person i njohur për lidhjet me krimin e organizuar dhe krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, humbi jetën.

Autoritetet kanë nisur hetime të shpejta për të verifikuar lidhjen mes makinës së djegur dhe ngjarjes tragjike, ndërsa janë angazhuar për të zbardhur të plotë rrethanat dhe identifikuar autorët e atentatit.