Xhevdet Skëndaj, personi që mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në Sarandë është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.

Në atentatin e sotëm mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Murto, i njohur ndryshe si “Tani Ruzhdiut”.

Rezulton se viktima është me precedent penalë, i përfshirë në një plagosje një vit më parë.

Për kapjen e autorëve, policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës.