Policia e Vorës ka ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit, në hyrje dalje, pas atentatin e ndodhur një natë më parë.

Ndërkohë kontrolle janë duke u ushtruar në disa banesa të ndryshme në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve nga policia, në drejtim të automjetit tip “Mercedes” ku ndodhej 30-vjeçari Kevin Hajrulla janë qëlluar më shumë se 30 plumba.

Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë shtënë në drejtim të 30-vjeçarit, i cili po lufton me jetën në spitalin e Vlorës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç,  i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.