Shkodra u trondit mëngjesin e kësaj të hënë me një breshëri armësh në një lokal pranë bashkisë.
Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën. Viktimë mbetën Armando Pali, dhe Liridon Kraja, truproja e Erogen Brajoviç. Ndërkohë, mësohet se policia ka kryer pasditen e sotme kontrolle në lagjen Kiras të Shkodrës.
Kontrollet janë zhvilluar në banesë e Licajve dhe në banesën e dhëndrit të tyre Lulzim Kulla, ku janë gjetur disa armë. Mësohet se janë shoqëruar disa persona, mes tyre edhe Lulzim Kulla.