Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje të reja për atentatin ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, ku dy partnerët humbën jetën në vendngjarje. Gjatë një deklarate për mediat, Hita u shpreh se ditën e sotme janë kryer kontrolle me forcat speciale RENEA, por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorëve.
“Policia që në momentet e para ka bërë një komunikim të drejtpërdrejtë. Hetimet kanë vijuar edhe sot në mëngjes kemi kryer disa kontrolle me forcat speciale RENEA, por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorëve”, tha ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 prill, ku si pasojë e të shtënaveme armë humbën jetën një çifti bashkëshortësh. Viktimat janë identifikuar si Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, përkatësisht 39 dhe 32 vjeç. Çifti po udhëtonte me një automjet tip “Audi Q7”, kur është qëlluar me breshëri plumbash. Pas ngjarjes autorët janë larguar nga vendi i krimit pa lënë gjurmë.
