Ekzekutoi një kundërshtar politik nga radhët e LDK në vitin 1999


Edona Peci


Nazim BllacaIsh-vrasësi Nazim Bllaca u deklarua fajtor për vrasjen e një politikani, i cili dyshohej se bashkëpunonte me autoritetet serbe gjatë luftës në Kosovë.


Nazim Bllaca, i cili më herët ka pranuar se ka punuar si vrasës politik, u deklarua fajtor të mërkurën për vrasjen e një ish-anëtari të Lidhjes Demokratike të Kosovës.


“Në seancën e parë dëgjuese në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, i pandehuri Nazim Bllaca u deklarua fajtor për vrasje të rëndë”, thuhet në deklaratën e misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX.


“Nazim Bllaca ka vrarë Ibush Kllokoqin, duke e qëlluar atë gjashtë herë. Kjo ka ndodhur në Prishtinë më 6 gusht 1999, “thuhet në aktakuzën e Bllacës.


Bllaca pretendon se ka qenë pjesë e një shërbimi sekret jozyrtar që u ngrit Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ai ka qenë dëshmitar kryesor në dy gjykime për vrasjet me motive hakmarrëse gjatë luftës, të cilat dënuan me burgim shtatë persona. Aktgjykimi i dytë në dhjetor të vitit të kaluar shpalli fajtorë pesë persona që u dënuan gjithsej me 54 vjet burg.


Dy nga të pandehurit janë dënuar për përfshirje në vrasjen e Kllokoqit në vitin 1999. Seanca gjyqësore ku do të dëgjohet aktgjykimi për Bllacën, është caktuar më 15 korrik.