Vendimi: Ministria e Transportit duhet të anulojë urdhrin për ndalimin a autobusëve të kompanive shqiptare
Gjykata greke është shprehur kundër bllokimit në kufi të 22 autobusëve të linjës Tiranë-Athinë. Gjykata e Athinës i ka dhënë të drejtë përfaqësuesve të kompanive shqiptare, duke urdhëruar Ministrinë e Transporteve greke të lejojë futjen e autobusëve në territorin grek.
Ministria greke e Transportit vendosi dje bllokimin e kompanive shqiptare të autobusëve, që kalojnë në këtë vend përmes pikës doganore të Kakavijës. Vendimi u paralajmërua pak kohë më parë nga Ministria greke e Transportit me pretendimin se kompanitë kishin probleme me dokumentacionin.
7 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)