Janë publikuar së fundmi pamje të reja nga vrasja e 28-vjeçarit Klaudio Prendit. Pamjet nga afër tregojnv një makinë audi e cila i afrohet shumv pranë makinës së të riut G-Class kur ai futet për tu larguar.

Sapo 28-vjeçari merr makinën e tij audi i shkon pranë dhe qëllon, më pas largohet nga vendngjarja menjëherë.

Klaudio Prendi, 28 vjeç u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e “Xhamllikut”. Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij në lokal.

Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij. Ata i janë afruar paralel me makinën e tyre tip “Audi” dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)