Kryedemoktrati Sali Berisha ka reaguar pas lëndimit të ish kandidatit për deputet të PD-së, Aulon Kalaja gjatë tensioneve në protestën e ditës së sotme.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha postoi videon ku vërehet gjendja e rënduar shëndetësore e Kalasë dhe shkruan: “Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal hakmarrës primitiv të Edi Ramës”.

Postimi i plotë:

Narko-policia godet rëndë me urdhër të Edi Ramës, gazetarin, anëtarin e Këshillit Kombëtar, kandidatin për deputet më të votuar të rrethit Krujë, Aulon Kalaja. Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal hakmarrës primitiv të Edi Ramës.