Ka reaguar për mediat sërish Naim Pelaj, babai i Aurona Pelaj e cila ishte infermierja që dhunoi të moshuarën në Pejë.

Kujtojmë se Aurona vetëm 23-vjeç shfaqej në një video shqetësuese duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare, në qendrën ku ishte e punësuar.

Pavarësisht se ka kërkuar falje, ai vazhdon të jetë i shqetësuar nga situata që është krijuar ku protagoniste kryesore ishte vajza e tij.

“Kur jam ardhë prej pune kanë thanë që 10 minuta ka ndodhë ky rast. Tash unë në 2 e kryej punën dikun 2:10-2:15 kish pas kry ky rast. Aiii sa jam shqetësu, shum s’di qysh bënë ndryshe edhe pse kam kërku falje, marre”,-u shpreh ai.

Ai tha se ka punësuar një avokat për të bijën. Babai i 23-vjeçares Aurona Pelaj ka shtuar se gjendja e vajzës së tij është e rënduar pas publikimit të videos.

“Sot kam shku ne Polici e kam angazhu nje avokat, keq osht”-përfundoi Pelaj.