Policia e Tiranës ka zbardhur detaje rreth aksidentit tragjik që ndodhi ditën e sotme në kryeqytet, ku për pasojë një 72-vjeçare ka ndërruar jetë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë Gjykatës së Tiranës.

Sipas informacionit zyrtar, automjeti (autobot) i UKT ‘me drejtues shtetasin A. B., rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën’.

“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia.