Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policisë ka ndarë protestuesit në disa grupe.
Forcat e rendit, të mbështetura nga autoboti i ujit me presion, kanë arritur të shtyjnë një pjesë të protestuesve në drejtim të Rrugës së Durrësit, pranë qendrës së kryeqytetit. Ndërkohë, një grup tjetër vijon të qëndrojë i grumbulluar në afërsi të godinës së Ministrisë së Arsimit.
Sipas të dhënave të para nga terreni, policia ka shoqëruar të paktën 10 persona. Gjatë operacionit për neutralizimin dhe ndalimin e tyre është përdorur forca fizike, ndërsa nga pamjet e siguruara në vendngjarje, një prej të shoqëruarve shihet me plagë dhe i gjakosur në fytyrë si pasojë e përplasjeve të dhunshme.
