Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi I. B., 38 vjeç, është përplasur me biçikletën e drejtuar nga shtetasi M. M., 86 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 86-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i automjetit po kalon veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Autoritetet janë duke punuar për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të siguruar informacionin e nevojshëm për hetimet.