Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për “Breaking”, gazetari Eduart Halili ka sjellë detaje të reja në lidhje me atenatin e ndodhur mesnatën e djeshme në Krujë.

Halili tregoi se në makinën ku u vra kunati i objektivit të atentatit, Ramazan Sino, 29-vjeç, po dërgonte në shtëpinë e Gentjan Bejtjes 2 nipërit e tij, 13 dhe 10 vjeç.

Nga breshëria e armëve mbeti i vrarë 29-vjeçari, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën 2 fëmijët e tij.

“Në automjet kanë qenë dy fëmijët e Gentjan Bejtjes. Autorët kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar nga jashtë, më pas kanë hyrë dhe kanë qëlluar edhe brenda oborrit të shtëpisë.

Bejtja mësohet se nuk ka qenë mbrëmë në shtëpi, por nuk dihet nëse momentalisht është në Shqipëri apo është jashtë. 29-vjeçari po sillte dy nipërit e tij në shtëpi, dhe autorët kanë qëlluar pa mëshirë, pasi ndoshta kanë menduar se Gentjan Bejtja mund të ketë qenë brenda”, tha Eduart Halili për “Breaking”.