Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 78-vjeçarit në Bulgarec.

Trupi i pajetë i 78-vjeçarit Gezim Vija u gjet mëngjesin e së enjtes nga një punonjës i postës, i cili shpërndante pensionet. Punonjësi e ka thirrur të moshuarin, por kur nuk ka marrë përgjigje, ka lajmëruar fqinjët. Ata hapën derën e shtëpisë dhe gjetën trupin e pajetë në një nga dhomat.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se viktima kishte një plagë të thellë në kokë, të shkaktuar me mjet të fortë, e cila i ka sjellë vdekjen. Sipas policisë, dyshohet se viktima dhe autori kanë pasur një përleshje para se të kryhej vrasja.

Derisa hetimet vazhdojnë, mjeti me të cilin u krye vrasja nuk është gjetur ende. Policia ka rikthyer ekspertët në vendngjarje dhe po merr në pyetje familjarët dhe të afërmit, por deri tani deklarimet e tyre nuk kanë dhënë informacion që të ndihmojë në identifikimin e autorit.